Raporti gjashtëmujorësh i UNMIK-ut, Vjosa Osmani nesër në Këshill të Sigurimit - NACIONALE

Raporti gjashtëmujorësh i UNMIK-ut, Vjosa Osmani nesër në Këshill të Sigurimit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në raportin e çdogjashtëmuajshëm të UNMIK-ut që shpaloset në Këshill të Sigurimit (kësaj here me mundësi senace të mbyllur) Kosovën do ta përfaqësojë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi presidenca përmes një komunikate për media.

Njoftimi i Presidencës:

Presidentja Vjosa Osmani do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në New York, ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, lidhur me raportimin periodik për zhvillimet në Kosovë.

Në këtë takim të Këshillit të Sigurimit, Presidentja Osmani do të flasë për zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë, pas sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, më 24 shtator. Ndër të tjera, Presidentja Osmani do të flasë edhe për përkushtimin e institucioneve të Republikës për paqe, siguri dhe stabilitet afatgjatë në rajon, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë me aleatë e partnerë të Kosovës.

Para takimit të Këshillit të Sigurimit, Presidentja pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e shteteve aleate.

Takimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën do të mbahet të hënën në ora 21:00 me kohë të Kosovës ndërkaq në orën 15:00 me kohë të New York-ut.

Linku i transmetimit drejtpërdrejt: https://media.un.org/en/asset/...

Lajme të ngjashme