Rangimi i universiteteve sipas "Webometrics", UP-ja ngritët për 12 pozita
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është ngritur për 12 pozita në klasifikimin e universiteteve sipas sistemit të rangimit Webometrics.
Në këtë mënyrë UP-ja ka përforcuar pozitën në mesin e 1000 universiteteve më të mira në botë.
Në njoftimin e këtij institucioni thuhet se ky sukses është reflektim i përparimit në kontributin shkencor të stafit të universitetit.
“UP vazhdon ta përmirësojë renditjen në klasifikimin e universiteteve sipas sistemit të rangimit Webometrics. Në listën e përditësuar të janarit 2024, UP-ja është ngritur për 12 pozita, duke u renditur në vendin e 2884-t. UP vijon të konsolidohet edhe në klasifikimin evropian, duke e përforcuar pozitën në mesin e 1000 universiteteve më të mira. Renditja e UP-së është reflektim i përparimit në kontributin shkencor të stafit akademik dhe ndikimin e tij”, është thënë në njoftimin e universitetit.