Ramush Haradinaj ua lë të gjitha meritat aleatëve ndërkombëtarë për suksesin e djeshëm në Këshillin e Evropës - NACIONALE

Ramush Haradinaj ua lë të gjitha meritat aleatëve ndërkombëtarë për suksesin e djeshëm në Këshillin e Evropës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, meritat për rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës, ua ka lënë aleatëve.

Nga Kuvendi i Kosovës, ai ka thënë se vendimi i djeshëm do të ishte i pamundur pa miqtë.

“Është pozicionim i qartë i aleatëve të avancojnë Kosovën. Mendoj që përkundër pengesave që keyeministri Kurti ua ka nxjerrë aleatëve, ata prapë se prapë arritën me nxjerre këtë rezultat. Është krejtësisht punë e tyre”, tha Haradinaj.

Duke komentuar për kërcënimet e mundshme në veri, Haradinaj ka thënë se Kosova duhet të jetë më vigjilente dhe e bashkuar me aleatët e saj në këtë drejtim, raporton Ekonomia Online.

“Kërcënimet e paralajmëruara në veri, çdoherë ekziston një mundësi e tillë, pra e kërcënimeve por Kosova duhet me qenë vigjilente dhe duhet me qenë bashkë me aleatët mos me leju rrezikimin e Kosovës”.

Lajme të ngjashme