Ramush Haradinaj nderon heroin Bahri Fazliu në ditëlindjen e tij - NACIONALE

Ramush Haradinaj nderon heroin Bahri Fazliu në ditëlindjen e tij

2 javë më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe deputeti i saj, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heroin Bahri Fazliu në ditëlindjen e tij.

Haradinaj, përmes një postimi, e cilësoi Fazliun si një intelektual, vizionar dhe trim të pashoq, duke theksuar se ai ishte shembull i dashurisë dhe sakrificës për atdheun.

Në nderim të figurës së tij, Haradinaj, së bashku me bashkëluftëtarë dhe bashkëkombës nga trojet shqiptare, bëri homazhe te pllaka përkujtimore, në vendin ku Bahri Fazliu ra dhe fitoi përjetësinë, te Trekufiri.

Në përmbyllje, Haradinaj ka shprehur nderimin për të gjithë dëshmorët shqiptarë që ranë duke mbrojtur, siç u shpreh ai, “nderin e luftëtarit shqiptar”.

Lajme të ngjashme