Ramosaj: Ura në fshatin Vranoc të Vogël është e pakalushme për shkak të vërshimeve - NACIONALE

Ramosaj: Ura në fshatin Vranoc të Vogël është e pakalushme për shkak të vërshimeve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar lidhur me vërshimet e mëdha që po ndodhin si pasojë e reshjeve të shumta.

Në një postimi në Facebook ai ka thënë se ura në fshatin Vranoc të Vogël është e pakalushme për shkak të dëmtimeve të mëdha.

Ai tutje ka thënë se si pasojë e rreshjeve të mëdha të shiut është gjendje e rënduar në disa vendbanime të komunës së Deçanit, ku janë shkatuar vërshime, prandaj ju lutem të keni kujdes në rast të qarkullimit nëpër fshatin Baballoq.

“Komuna e Deçanit do të bëjë të pamundurën që t’ju ofrojë ndihmën e duhur gjithë qytetarëve të saj deri në kalimin e kësaj situate emergjente”, ka shkruar Ramosaj në postim

Lajme të ngjashme