Ramosaj reagon për punimet pranë Manastirit të Deçanit: Ishin vetëm mbushje gropash dhe pastrim
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka deklaruar se punimet në rrugën brenda Zonës së Veçantë të Mbrojtur rreth Manastirit të Deçanit ishin vetëm aktivitete mirëmbajtjeje.
Ai tha se komuna respekton Ligjin për Zonat e Veçanta të Mbrojtura dhe marrëveshjet për këtë zonë.
Sipas Ramosajt, ndërhyrjet përfshinë mbushjen e gropave, largimin e vegjetacionit dhe pastrimin e rrugës.
“Komuna e Deçanit ka ndërmarrë edhe më herët aktivitete të tilla mirëmbajtjeje”, tha ai.
Ramosaj kërkoi që situata të vlerësohet pa interpretime që, sipas tij, nuk pasqyrojnë realitetin.