Ramosaj: Komuna e Deçanit qëndron fuqishëm në mbështetje të protestës që do të mbahet më 7 gusht - NACIONALE

Ramosaj: Komuna e Deçanit qëndron fuqishëm në mbështetje të protestës që do të mbahet më 7 gusht

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka deklaruar mbështetjen e plotë të komunës që ai udhëheq për protestën e paralajmëruar më 7 gusht në Prishtinë, e cila është organizuar në shenjë kundërshtimi ndaj procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Në një postim në rrjetet sociale, Ramosaj tha se Deçani qëndron fuqishëm në përkrahje të "luftës së lavdishme të UÇK-së", të cilën e quajti "vlera më e madhe kombëtare përgjatë historisë sonë".

Postimi:

Të dashur qytetarë,

Në shenjë përkrahjeje për vlerën më të madhe kombëtare përgjatë historisë sonë, që është lufta e lavdishme e UÇK-së, Komuna e Deçanit qëndron fuqishëm në mbështetje të protestës që do të mbahet më 7 gusht, ora 17:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Për të gjithë ata që duan të marrin pjesë, Komuna ka vënë në dispozicion autobusë falas, për të mundësuar pjesëmarrje sa më të gjerë dhe të dinjitetshme.

Lavdi sakrificës dhe kontributit të secilit prej jush për lirinë e Kosovës! 🇦🇱

BR

Lajme të ngjashme