Ramiz Lladrovci Vs. Petrit Hajdari: Kryesia e PDK-së mblidhet për të marrë vendim përfundimtar - NACIONALE

Ramiz Lladrovci Vs. Petrit Hajdari: Kryesia e PDK-së mblidhet për të marrë vendim përfundimtar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lladrovci apo Hajdari?

Sot vendoset përfundimisht se cili do ta ketë vulën zyrtare të Partisë Demokratike të Kosovës për të garuar në Komunë të Drenasit në zgjedhjet lokale të tetorit.

Çështja e nxehtë mes këtyre dy pretendentëve sot hidhet në votim nga Kryesia e PDK-së mbledhja e të ciëve, siç kupton ‘Nacionale’, veçse ka nisur.

Ramiz Lladrovci ka pasur tone të mprehta se nuk do të lejojë kandidaturë tjetër nga Partia Demokratike e Kosovës për të garuar në Drenas, përpos vetes.

“Nuk ka bir nane që më largon nga PDK-ja”, është një lajtmotiv që Lladrovci e ka përsëritur disa herë në një seri paraqitjesh televizive.

Nacionale kupton po ashtu se në këtë mbledhje të Kryesisës së PDK-së do të vendoset për kandidatë edhe në komuna të tjera.

Lajme të ngjashme