Ramiz Lladrovci: Demonstratat e 11 marsit 1981 shënuan fillimin e fundit të regjimit jugosllav
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, përkujtoi përvjetorin e demonstratave të 11 marsit 1981.
Në një postim në rrjete sociale, ai tha se kjo datë shënon fillimin e fundit të regjimit jugosllav.
“Më 11 Mars 1981, rilindja atdhetare mori hov që përfundoi me çlirimin e vendit më 1999,” shkroi Lladrovci.
Ai theksoi se kërkesa e studentëve për republikë u përkrah nga shqiptarët në ish-Jugosllavi.
Sipas tij, protesta u shtyp me dhunë nga autoritetet e Jugosllavisë.
Lladrovci shtoi se demonstratat e vitit 1981 u bënë pikë referente për rezistencën e mëvonshme dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.