Ramadani tregon se çka do të bënte Albin Kurti në vend të Hashim Thaçit në vitin 2008 - NACIONALE

Ramadani tregon se çka do të bënte Albin Kurti në vend të Hashim Thaçit në vitin 2008

1 vit më parë

nga NACIONALE

Politologu Shkodran Ramadani ka dhënë një vështrim interesant rreth asaj se si kryeministri Albin Kurti mund të sillej nëse do të ishte në vend të ish-presidentit Hashim Thaçi në vitin 2008.

Ramadani kujtoi se, ndonëse në atë kohë Lidhja Demokratike e Kosovës ishte “në trend të rënies së lirë me 22%”, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës “ishte në trend të rritjes rapide me 34%”, këto dy parti u bashkuan.

Në këtë kontekst, Ramadani tha se Kurti do ta shfrytëzonte momentin e keq të LDK-së për ta dërguar vendin sërish në zgjedhje, duke i shkaktuar humbje kohe vendit në një moment kyç.

Postimi i plotë:

Çfarë do të bënte Albin Kurti në vend të Hashim Thaçit në vitin 2008?

Në vitin 2007 LDK ishte në trend të rënies së lirë me 22%, kurse PDK ishte në trend të rritjes rapide në 34%.

Sidoqoftë, këto parti nuk humbën kohë dhe shumë shpejt bën koalicionin, që pak javë më vonë edhe do ta shpallte pavarësinë e vendit.

Po të kishte qenë Albin Kurti në vend të Thaçit, do të mundohej që me çdo kusht ta shfrytëzonte pozitën e dobët të LDK-së dhe do ta dërgonte vendin edhe njëherë në zgjedhje, duke e akuzuar LDK-në si sabotuese të shpalljes së pavarësisë.

Me këtë rast, Kosova kish humb në kohë, por çfarë rëndësie do të kishte kjo për Vetëvendosjen nëse do t'i merrte 51% të votave?!

Jam i sigurt se Thaçi e ka pasë në dorë këtë kartë. LDK ka qenë shumë e dobët dhe Thaçi do ta zvogëlonte edhe më shumë në rast se interesi i tij partiak e jo interesi shtetëror do të ishte prioritet.

Kështu, në fund Thaçi nuk e luajti këtë kartë sepse, përtej të metave jo të pakta të tij si politikan, ai ka ditë të bashkëpunojë e të arrijë konsensus nga çfarëdo pozicioni politik:

1) Si udhëheqës i Delegacionit të Kosovës në Rambuje

2) Si opozitar në Ekipin e Unitetit në Vjenë.

3) Si Kryeministër në fazën e fundit të procesit të zgjidhjes së statusit të Kosovës

Fatmirësisht, Kosova në atë kohë ka pasë lidership të përgjegjshëm që ka menduar para së gjithash për interesin shtetëror e pastaj për interesin partiak.

Lajme të ngjashme