Rambaja i gëzohet "dëshmive" kundër ish-drejtuesve të UÇK-së: Vetëm fillimi i rënies së maskave
Analisti i afërt me pushtetin, Sadri Ramabaja, është gëzuar me dëshmitë e pretenduara të prokurorëve të Gjykatës Speciale kundër ish-drejtuesve të UÇK-së, ndaj të cilëve sot me fillim nga ora 9:30, nisi gjykimi në Hagë, gjykim që po mbahet në kuadër të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Ramaba përmes një postimi në Facebook ka shkruar shkurt: “Është vetëm fillimi i rënies së maskave...”.
Më shumë rreth kësaj: Pas një pritje për më shumë se 2 vjet e gjysmë, ka nisur edhe zyrtarisht gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Në Hagë u mbajt seanca e parë hapëse ku Prokuroria pati 5 orë kohë për ta thënë fjalën e saj. Përderisa jashtë objektit mijëra protestues ishin mbledhur nga diaspora, duke kërkuar drejtësi për krerët e UÇK-së.
Ashtu siç u deklaruan qysh kur u arrestuan, ashtu u deklaruan edhe 2 vjet e gjysmë pas. Katër ish-liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e përsëritën se janë të pafajshëm në të gjitha pikat e akuzës. Disa patën vërejtjet për vonesat në nisjen e gjykimit.