Ramadani: VV-ja duhet të veprojë, jo të vajtojë - NACIONALE

Ramadani: VV-ja duhet të veprojë, jo të vajtojë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeinspektorin e AKI-së, Burim Ramadani, ka komentuar situatën politike.

Ramadani ka pohuar se VV duhet të veprojë, duke ndërruar kandidatin për kryeparlemenetar.

“VV të mos vajtojë, por të veprojë! Sot, VV nuk duhet të vajtojë (kundërshtojë) humbjen klasike. VV duhet të ndrrojë kandidatin, si pjesë e asaj që Gjykata Kushtetuese e ka obliguar për të pasur bashkëpunim dhe konsulta konstruktive me grupet tjera parlamentare (pikat 130 dhe 190). Votimi i fshehtë as që bëhet fjalë”, ka shkruar Ramadani.

Mes tjerash, ai ka pohuar se ” AAK që shënoi fitore institucionale përmes dërgimit të rastit në Gjykatë Kushtetuese, nuk duhet të ndryshojë qëndrimin se ia voton VV-së kandidatët si Glauk Konjufca, Saranda Bogujevci, Shqipe Selimi”.

“PDK që ishte pjesë e takimit të vetëm konsultativ me VV, duhet po ashtu të qëndrojë në pozicionin e saj që ka votë për ndonjë kandidat tjetër të VV-së, që paraqet më shumë bashkëpunim. LDK duhet të ndrrojë qëndrimin se nuk voton. Të paktën, në respektim të Gj. Kushtetuese, LDK duhet të merr pjesë në votim, edhe nëse voton “kundër” apo “abstenon”. Kështu, sot mund ta konstituohet Kuvendi”, theksoi ai.

Lajme të ngjashme