Ramadani: Vetëvendosja tashmë as nuk po e fsheh që janë bllokuesit
Nënkryetari i Aleancës, Burim Ramadani, ka akuzuar LVV-në për bllokimin e Kuvendit dhe institucioneve të Kosovës.
“Ata tashmë as nuk po e fshehin që janë bllokuesit”, ka deklaruar Ramadani nga Kuvendi, duke kritikuar mungesën e deputetëve të LVV-së.
Ai tha se qëndrimi i AAK-së dhe PDK-së nuk lidhet me interesa partiake.
“Ne po flasim për shtetin. Këta po flasin e po bëjnë gjithçka veç për pushtetin”, tha Ramadani.
Sipas tij, qytetarët përballen me pasiguri në fusha të ndryshme, ndërsa bllokada institucionale nuk ofron zgjidhje.