Ramadani: Sulmin në Banjskë e organizoi Serbia - NACIONALE

Ramadani: Sulmin në Banjskë e organizoi Serbia

4 orë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka përkujtuar sulmin terrorist në Basnjkë.

Ai ka bërë me dije se këtë sulm e ka organizuar Serbia.

Në profilin e tij në Facebook, Ramadani ka shkruar se ka fakte të pamohueshme për një gjë të tillë.

“Sulmin në Banjskë e organizoi Serbia dhe e paralajmëroi atë! Serbia edhe e ka organizuar, financuar dhe trajnuar Grupin Paramilitar dy vite më parë, edhe në forma të ndryshme e ka paralajmëruar aktin terrorist. Destabilizimi i Ballkanit në përgjithësi mbetet qëllim i tyre. Dy Aleksandart’ janë përgjegjësit: Aleksandar Vuçiq & Aleksandar Vulin!”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme