Ramadani: Sot skadon afati, VV s’e respektoi as interpretimin e saj për konstituimin e Kuvendit - NACIONALE

Ramadani: Sot skadon afati, VV s’e respektoi as interpretimin e saj për konstituimin e Kuvendit

2 orë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani ka thënë se sonte skadon afati edhe sipas interpretimit të Lëvizjes Vetëvendosje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës..

Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se më nuk mbetet asnjë afat.

“Situata është e thjeshtë:

• Më 8 korrik janë certifikuar rezultatet e zgjedhjeve.

• Seanca konstituive është thirrur më 6 gusht.

• Interpretimi kushtetues është se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve. Sipas këtij interpretimi, afati ka përfunduar më 7 gusht.

• Interpretimi politik i Vetëvendosjes ka qenë se afati prej 30 ditësh fillon nga dita e thirrjes së seancës konstituive. Sipas kësaj logjike, afati skadon sonte, më 5 shtator, në orën 23:59”, ka shkruar ai.

Ramadani ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk po e respekton as interpretimin e saj politik për këtë afat.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme