Ramadani: RTK redaktoi mençur Presidenten, publikoi sonte foto të turbulluar
Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, lavdëroi Radiotelevizionin e Kosovës për, siç tha ai, redaktimin e mençur te Presidentes Osmani e cila ekspozoi dje gratë që punojnë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.
“RTK redaktoi mençur Presidenten, publikoi sonte foto të turbulluar.
Ju lumtë RTK.
Turbullimi i fotos i dha shembull Presidentes në çështje të sigurisë.
A po e shihni që ka pasur opsione më të mençura?!”