Ramadani rikujton bisedën Kusari – Radojiçiq: Ajo duhet të rrëfehet te institucionet përkatëse - NACIONALE

Ramadani rikujton bisedën Kusari – Radojiçiq: Ajo duhet të rrëfehet te institucionet përkatëse

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeinspektori Burim Ramadani ka rikujtuar komunikimin e shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila me kriminelin serb, Milan Radojiçiq.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se rrëfimi i Kusari – Lilës në institucionet përkatëse, është domosdoshmëri.

“Dy pyetje për të gjithë që mbrojnë të keqen:

1. A është kjo një hapje e mundësisë që qytetarët të komunikojnë me të arratisurit nga drejtësia, madje edhe në Serbi?

2. A jemi të gjithë të barabartë para ligjit?” – ka shkruar ai.

Tutje, Ramadani ka thënë se komunikimi me një të arratisur nuk duhet të kalojë.

“Shefja e Grupit Parlamentar në pushtet ka komunikuar me një të arratisur në Serbi, rreth 4 vjet më vonë! Petku i pushtetit nuk është mbrojtje. Nuk duhet të jetë. Nuk mund të jetë!” – ka thënë tutje ai.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme