Ramadani: Qytetarët t’i kërkojnë Kurtit dhe Haxhiut ta thërrasin seancën e Kuvendit
Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani, ka bërë thirrje që të thirret sa më parë seanca e parë e Kuvendit të legjislaturës së re.
Në emisionin “Pressing” në T7, ai tha se qytetarët duhet t’u dërgojnë email kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe ministres në detyrë Albulena Haxhiu, duke kërkuar thirrjen e seancës.
Sipas Ramadanit, funksionalizimi i Kuvendit është i domosdoshëm për mbikëqyrjen e qeverisë dhe funksionimin normal të institucioneve.