Ramadani e quan qeverinë “mashtruese kronike”: Importi nga Serbia po thyen rekorde, nga Shqipëria po bie - NACIONALE

Ramadani e quan qeverinë “mashtruese kronike”: Importi nga Serbia po thyen rekorde, nga Shqipëria po bie

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti Shkodran Ramadani ka publikuar dy grafikone, përmes së cilave, ilustrohet se importi nga Serbia në Kosovë po rritet për çdo muaj.

Ndërkaq, siç shihet, ai nga Shqipëria ka pasur rënie.

Ramadani në lidhje me këtë, ka ironizuar duke thënë se i duket sikur Qeveria i ka vendosur reciprocitet Shqipërisë.

“Ani keta premtonin bashkim me Shqiperine. More more grupacion mashtruesish kronikë”, ka shrkuar ai.

Postimi i plotë i Ramadanit:

Dy grafikone qe ilustrojne te verteten per kete qeveri. Importi prej Serbise t'u thy rekorde cdo muaj. Importi prej Shqiperise t'u ra cdo muaj. Po m'doket qe t'u dashte me ia vendose reciprocitetin Serbise, ia kane vendose Shqiperise. Ani keta premtonin bashkim me Shqiperine. More more grupacion mashtruesish kronikë.

Lajme të ngjashme