Ramadani, Qeverisë Kurti: E keni ditur se pas Bansjkës vagonët dhe paratë shkojnë në Serbi
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka bërë me dije se Qeveria Kurti po manipulon me të vërteten rreth skandalit për riparimin e vagonëve të Kosovës në Serbi.
Ai ka bërë me dije se Qeveria e ka ditur se pas sulmit terrorist në Banjska po i dërgon vagonët për riparim në Serbi.
Në profilin e tij në Facebook, Ramadani ka shkruar se manipulimi nuk kalon.
“E keni ditur se pas Bansjkës vagonat dhe paratë shkojnë në Serbi! E vërteta është e padilemë. Manipulimi nuk kalon. Legjislacioni i prokurimit publik në Kosovë nuk lejon "nënkontraktim anonim". Autoriteti Kontraktues (QEVERIA) nuk mund të pretendojë se "nuk e ka ditur" se kush është nënkontraktori, pasi verifikimi i emrit dhe dokumentacionit të tij është hap procedural i obligueshëm ligjor gjatë vlerësimit të tenderit”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.
“Sipas Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurorimin Publik, Neni 30 Nën-kontraktimi, Tenderuesi duhet të tregojë në tenderin e tij ndonjë pjesë të kontratës që ai ka për qëllim të nënkontraktojë palë të treta dhe secilin nënkontraktues të propozuar. Ndërsa, Neni 17 i Rregullores për Prokurimin Publik, paragrafi 19 e obligon aplikuesin të tregojë nënkontraktorin se kush është ne dosje të aplikimit për tender”, ka shkruar ai.