Ramadani: Pezullimi i katër policëve, shenjë e presionit politik – kërkon hetim nga IPK
Njohësi i sigurisë, Burim Ramadani, ka reaguar ndaj pezullimit të katër pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, duke e cilësuar vendimin si rezultat të presionit politik.
Sipas tij, fillimi i një procedure disiplinore për një komunikim të shkurtër mes kolegëve në një grup privat në Viber nuk ka asnjë bazë ligjore dhe nuk do të duhej të ishte hapur.
Ramadani paralajmëroi se pezullimi i policëve për një çështje të tillë jo vetëm që është i pabazë, por ngre dyshime serioze për ndërhyrje politike në vendimmarrje.
Reagimi:
Suspendimi i 4 policëve i panevojshëm, ka indikacion të presionit puro politik.
Hapja e një procedure disiplinore, në rastin e komunikimit të shkurtër ndër-kolegial në grup të viber, as nuk është dashur të ndodh.
E në rastin e tashëm, suspendimi për shkak të procedurës disiplinore hiq e më hiq.
Kjo ka indikacione të presionit të plotë politik ndaj policëve.
Urdhëruesit e suspendimit të 4 policëve është e mundur që kanë abuzuar autoritetin dhe kështu të kenë bërë shkelje penale. Prandaj, duhet të hetohen për këtë nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).
Urdhëri joligjor nuk duhet zbatuar! Oficerët e zyrtarët policorë e dinë mirë këtë!