Ramadani për sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Hapet një kapitull i rëndë në sigurinë globale - NACIONALE

Ramadani për sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Hapet një kapitull i rëndë në sigurinë globale

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka reaguar pas sulmit me dronë e raketa të Iranit ndaj Izraelit.

Ramadani ka thënë se me këtë sulm, po hapet një kapitull i rëndë në sigurinë globale.

Dështimi i Iranit bashkë me boshtin e së keqes (Iran + Rusi + Kinë + Koreja e Veriut + Serbi + Venezuelë) është domosdoshmëria e botës moderne.” – ka shkruar Ramadani në një postim në Facebook.

Më tej, Ramadani ka thënë se në këtë rast demokracia është përballë diktaturës e autokracisë në botë, teksa ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të ndihmojnë qytetarët që janë në atë zonë.

Qytetarët e Kosovës në Lindje të Mesme, veçanërisht në Izrael të strehohen fillimisht në vende të sigurta dhe sa më shpejtë të gjejnë mënyrat për t’u kthyer në atdhe. Institucionet e Kosovës të ndihmojnë kthimin e qytetarëve tanë nga ajo zonë.” – ka shkruar Ramadani.

Lajme të ngjashme