Ramadani për përgjigjen e KFOR-it: Secili strikt në rolin e vet, sipas 1244 a po?
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka reaguar pas një përgjigjeje që e dha KFOR-i për Nacionalen.
Ai ka pyetur se a duhet të jetë strikt në rolin e vet, sipas rezolutës 1244.
Ramadani gjithashtu ka theksuar se RTK-ja pa paga, është shembull konkret i kolapsit të shtetit.
Postimi:
RTK pa paga është shembulli i parë konkret i KOLAPSIT të shtetit që na rrezikohet.
Paralajmërimi (dy javë më herët) për Kolapsin që na rrezikon Sigurinë Kombëtare në pranverë 2026 është i matshëm dhe - rrjedhimisht - nuk duhet injoruar.
Derisa “testimi” i kolapsit po kalon përmes përuljes dhe stërkeqjes së një militanti që e kanë bërë shef eksperimental në RTK, matja e reagimit mund të vazhdojë me të tjerët!
Ndërkohë, KFOR-i paska thënë “secili STRIKT në rolin e vet” sa i përket sigurisë! Strikt sipas 1244shit apo?!