Ramadani për deklarimet përçmuese të Petrovcit: I vardisej tërësisht Kurtit, banal e i pastil - NACIONALE

Ramadani për deklarimet përçmuese të Petrovcit: I vardisej tërësisht Kurtit, banal e i pastil

2 vjet më parë

nga NACIONALE

(...) Jo 'lufta i ka bë këta', por këta luftën (...)

Kështu e përmbysi logjikën e Enver Petrovcit, gazetari i Nacionales, Arbër Ramadani, duke folur në Klan Kosova në një emision kushtuar deklarimeve skajshmërisht kontraverze e përçmues të aktorit në fjalë i cili në televizionin publik hodhi vrer fyes ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Tërësisht “anti-historike” si deklaratë e vlerësoi gazetari Ramadani, ndërsa pa qortim nuk ishte edhe ndaj moderatorese së emisionit, Adelina Ismali e cila nuk i ndërhyri fare Petrovcit.

“Lufta nuk i ka bë këta, por këta e kanë bë luftën. Ndërsa për m’e ba luftën është akti ma kurajoz, ma i guximshëm, ndërsa përtej guximit duhet edhe infrastrukturë të diturisë dhe të kurajosë për m’e organizu luftën.Ndërsa lufta ndaj ushtrisë serbe ka qenë edhe rezistencë proaktive edhe para se me qenë UÇK-ja strukturë”, tha Arbër Ramadani.

Ndërsa sa i përket dehjes së lavdëruese të Petrovcit ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, gazetari i Nacionales e quajti “tërësisht banale...dhe vardisje”.

“Mënyra se si flet ai aty për Kurtin që ka lexu prej 2 vjet është krejt banale, është vardisje. Artisti që e ndjen veten intelektual do të ishte shumë më me stil nëse do ta kishte kritikuar pushtetin; e jo ish-ushtarët e UÇK-së e ish-udhëheqësit kur ata janë përtokë. Është edhe e pastil”, ka thënë Arbër Ramadani në “Klan Kosova”.

Lajme të ngjashme