Ramadani për deklaratën e Dimal Bashës: Jana Arsovska nuk është vetë në luftën hibride kundër Kosovës
Opinionisti Burim Ramadani, ka reaguar ndaj deklaratës skandaloze të kryeparlamentarit Dimal Basha, se ‘rasti i Astrit Deharit është më i keq sesa të gjitha vuajtjet e shqiptarëve nën regjimin e Millosheviqit’.
Ramadani ia përmend Dimal Bashës edhe bashkëpunëtoren e tij Jana Arsovska.
“Shqiptarët kanë vuajtur apartheidin, dhunën, masakrat, gjenocidin, deportimin masiv dhe shkatërrimin masiv nga Millosheviqi dhe Serbia.
Barazimi i kohës pas 1999-tës me atë kohë - pavarësisht rasteve - është Luftë Hibride. Asgjë më pak!
Sepse, ka dezinformim dhe qëllim armiqësor ndaj shtetit demokratik të Kosovës, duke e përshkruar atë si më mizor se regjimi i Millosheviqit!
#JanaArsvoska nuk është vet në këtë Luftë Hibride kundër Kosovës!
Prandaj, nuk kanë as guxim dhe as vullnet ta shpallin atë Persona Non Grata!
Turpi nuk ndalet!”, shkruan Ramadani.
Kryeparlamentari Dimal Basha, tha se rasti i Astrit Deharit, është ‘më i rëndë se i gjithë shqiptarëve nën regjimin e Millosheviqit’.
“Astrit Deharin e kanë mbajtë në burg 67 ditë, pa aktakuzë pa kurgjo. Kjo është një prej akteve më të rënda në Kosovën e pas lufës. Pra, ju e dini që lufta, beteja më e madhe e popullit tonë është bërë për liri dhe drejtësi.
Nuk e ka pritë kurrkush që na me e vujtë ma keq se që kanë vuajtë shqiptarët në regjimin e Millosheviqit”, tha ai.