Ramadani: Ligji mbi të gjithë, prokuroria meriton mbështetjen institucionale e publike - NACIONALE

Ramadani: Ligji mbi të gjithë, prokuroria meriton mbështetjen institucionale e publike

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka reaguar pas bastisjes së Prokurorisë Speciale në Ministrinë e Bujqësisë.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Ramadani ka thënë:

“Prokuroria gjithnjë meriton mbështetjen institucionale dhe publike.

Ligji është mbi të gjithë!”.

Theksojmë se Prokuroria Speciale e ka konfirmuar se Faton Peci po intervistohet.

Lajmin e ka konfirmuar zyra për media e Prokurorisë.

Nacionale raportoi se Peci po intervistohet nga Njësia e Veçantë Hetimore.

Prokuroria ka bërë të ditur se dyshimet janë pas raportimeve për fabrikën e mbetjeve shtazore.

“Ju njoftojmë se Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është duke zhvilluar bastisje në katër lokacione. Bastisjet po zhvillohen mbi dyshimet per Fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore. Për detaje të tjera, publiku do të njoftohet gjatë ditës” - ka thënë Nora Luta, zëdhënëse e Prokurorisë Speciale.

Lajme të ngjashme