Ramadani: Kurti ka pranuar që "Kosova dhe Serbia ta bëjnë asociacionin bashkë" - NACIONALE

Ramadani: Kurti ka pranuar që "Kosova dhe Serbia ta bëjnë asociacionin bashkë"

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Politologu Shkodran Ramadani, ka thëne se dialogu nën udhëheqjen e kryeministrit Kurti është përmbysje e dialogut nga qeveritë e kaluara e jo vazhdimësi e tij.

Ramadani, përmes një shkrimi ne Facebook, ka thënë se Kurti e ka pranuar Plani franko-gjerman pa e negociuar, se ka kranuar që Asociacionin ta bëjnë Kosova dhe Serbia bashkë.

Tutje ai ka thënë se me Vetëvendosjen Kosova ka heq dorë nga e drejta për të bërë kërkesa në dialog.

Postimi i tij i plotë:

Albin Kurti e ka pranuar Planin Franko-Gjerman pa e negocuar atë. Vetë ka thënë: "ky plan ka qenë merre ose lëre".

Për më tepër, ai ka pranuar në Pikën 7 që "Kosova dhe Serbia ta bëjnë asociacionin bashkë".

Një fjali të tillë nuk e gjen as në Marrëveshjen e vitit 2013, as në Marrëveshjen e vitit 2015.

Në kundërshti me marrëveshjet e kaluara, Albin Kurti ka lejuar që draft-statuti të hartohet prej deputetes së Vuçiqit në Parlamentin e Serbisë.

Hisen që ai ia dha Serbisë në këtë proces Kurti sot e rikonfirmoi në kërkesën e tij për Serbinë që të

nënshkruajë asociacionin bashkë me Kosovën.

Kjo është përmbysje e dialogut nga qeveritë e kaluara e jo vazhdimësi e tij.

Me Vetëvendosjen Kosova ka heq dorë nga e drejta për të bërë kërkesa në dialog.

Me Vetëvendosjen Kosova ka heq dorë nga e drejta për vetëvendosje.

Sot sllogani vetëvendosje është vetëm një lëvozhgë që mbështjell një grumbull njerëzish që kanë heq dorë nga çdo impuls i ruajtjes së pavarësisë individuale, kolektive e shtetërore.

Ky është pozicioni i robit, i skllavit dhe i një partie që ka hequr dorë nga çdo formë e dinjitetit dhe integritetit njerëzor.

Ky është niveli më i lartë i nënshtrimit, poshtërimit dhe shkelja më brutale e vullnetit politik të Kosovës.

Lajme të ngjashme