Ramadani kritikon VV-në: Agonia institucionale duhet të merr fund
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar VV-në për situatën aktuale politike në vend.
Ai ka bërë me dije se agonia institucionale duhet të merr fund.
Në profilin e tij në Facebook, a ka shkruar se vendi prej muajsh po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe se është e nevojshme që kjo situatë të përfundojë.
“Agonia institucionale duhet të merr fund! Me muaj e muaj të tërë po jetojmë në një agoni të plotë institucionale. Nuk besoj se ka kush në këtë vend që mendon se nuk duhet të ndryshojë gjë. Secila dhe secili, veç e veç dhe në tërësi, janë të bindur se diçka duhet të ndryshojë. Madje, edhe këta që udhëheqin jashtë-kushtetutës. E qartë se secila dhe secili e ka bindjen e vet se si do të dukej ndryshimi. Për këtë, duhet të vendosin qytetarët e Kosovës. Në çdo rast, premisa themelore është përfundimi definitiv i kësaj agonie. Kësaj agonie institucionale të pashembulltë në Kosovën e pasluftës”, ka shkruar ai.