Ramadani kritikon aksionin e LDK-së: Vetëvendosje s'ka pasë kurrë KAUZA
Politologu, Shkodran Ramadani, ka shkruar në lidhje me aksionin e sotëm për kauzat e vetëvendosjës.
Ai ka thënë se Vetëvendosje nuk është duke varrosë kauzat e veta, por duke korrë dhe shiju frytet e mashtrimeve të kultivume për dy dekada.
“Prandaj, Vetëvendosje nuk është duke varrosë kauzat e veta, por duke korrë dhe shiju frytet e mashtrimeve të kultivume për dy dekada. Për pushtetarët nuk ka funeral e atmosferë morti, por festë e muaj të mjaltit”, ka shkruar Ramadani.
Sipas tij, aksioni i sotëm në këtë formë ka një të metë serioze.
“E legjitimon idenë që Vetëvendosje ka pasë ndonjëherë kauza. Vetëvendosje nuk ka pasë kurrë KAUZA të cilat ka dështu me i jetësu sipas idealit. Ka pasë vetëm MASHTRIME që i ka realizu me përpikmëri sipas planit për të marrë pushtetin e plotë - 51%. Prej kauzave i ka marrë vetëm fjalët dhe simbolet për me i manipulu njerëzit dhe zemrat më patriotike në vend”, ka thënë tutje ai.
