Ramadani krahason deklarimet e Kurtit si opozitar dhe pushtetar: Ky është kryeministri juaj gënjeshtar - NACIONALE

Ramadani krahason deklarimet e Kurtit si opozitar dhe pushtetar: Ky është kryeministri juaj gënjeshtar

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Politologu Shkodran Ramadani, ka treguar disa qëndrime të cilat kryeministri, Albin Kurti i ka ndryshuar.

Ramadani ka renditur deklarimet e Kurti në kohën kur ishte në opozitë dhe tani si kryeministër.

“Zonja dhe zoterinj, ky eshte Kryeministri juaj genjeshtar. Kjo eshte qeveria mashtruese qe keni zgjedhur.”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Shkrimi i plotë i z. Ramadani:

Ne opozite thoshte "cmimi i rrymes eshte nder me te lartet ne Evrope. Duhet te ulet dhe pushtet duhet te bie bashke me te".

Ne pushtet po thote "cmimi i rrymes eshte aq i lire, sa qytetaret nuk e dine se sa paguajne. Ai duhet te ngritet, kurse neve na takon pushteti perjete".

Ne opozite thoshte "mesimdhenesit po shtypen, po eksploatohen dhe po perdhoset puna e tyre. Nuk mjafton fakti qe atyre iu eshte ngrite paga disa here. Qeveria duhet te rrezohet".

Ne pushtet po thote "mesimdhenesit paguhen mjaft. Ata nuk e meritojne as kete page dhe 20% e tyre nuk e meritojne te jene mesimdhenes."

Ne opozite, cmimet ishin te larta dhe pagat e uleta. Ne pushtet, cmimet jane te uleta dhe pagat e larta. Kur realiteti eshte krejt i kundert.

Zonja dhe zoterinj, ky eshte Kryeministri juaj genjeshtar. Kjo eshte qeveria mashtruese qe keni zgjedhur.

Lajme të ngjashme