Ramadani kërkon nga KQZ-ja: Publikojeni vendimin për ndarjen e 360 mijë eurove për Listën Serbe - NACIONALE

Ramadani kërkon nga KQZ-ja: Publikojeni vendimin për ndarjen e 360 mijë eurove për Listën Serbe

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka kërkuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor të publikojë të dhënat si u mor vendimi për ndarë 360 mijë euro për Listën Serbe.

Ramadani përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se një gjë e tillë ka ndodhur 4 muaj pas sulmit në Bansjkë, dhe pasiqë shteti ka kostaturar se shteti serb dhe Lista Serbe ishin prapa sulmit.

“KQZ të publikojë si u mor vendimi për 360 mijë euro për Listën Serbe.

Më pak se katër muaj pas sulmit terrorist paramilitar në Banjskë të Zveçanit - për të cilin rast institucionet e shtetit të Kosovës konstatuan se organizatorë ishin Serbia dhe Lista Serbe -

KQZ i ndau 360 mijë euro po kësaj Liste Serbe!”, ka shkruar ai.

“Sot, kërkova nga KQZ qasje në dokumente publike.

Duhet të shihet qartë gjithçka!

Në ndërkohë, transparenca është e domosdoshme!

Transparencë për demokraci”, ka shkruar tutje ai.

Lajme të ngjashme