Ramadani: Jo veç narko-testi, këtyre duhet t’u bëhet edhe ADN-ja - NACIONALE

Ramadani: Jo veç narko-testi, këtyre duhet t’u bëhet edhe ADN-ja

2 orë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani ka reaguar pasi sot në Kuvendin e Kosovës u bë thirrje për pushkatimin e Ramush Haradinajn.

Ai në një shkrim në Facebook ka thënë se “jo veç narko-testi, këtyre edhe ADN-ja duhet t’u bëhet”.

“Thirrja e sotme për pushkatimin e ish-kryeministrit dhe komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, brenda institucionit më të lartë të shtetit, është një akt kriminal e terroizues, që meriton dënimin më të ashpër ligjor dhe shoqëror!

Ajo që dëgjuam sot thirrje për vrasje. Të kërkosh pushkatimin e njeriut që dha gjithçka për lirinë e këtij vendi, që bëri Ushtrinë e Kosovës është çmenduri politike dhe kombëtare.

Këtë që kërkoi ky person sot në mes të Prishtinës, Serbia e ka kërkuar qe dy dekada”, ka shkruar ai.

Ramadani ka theksuar se këto thirrje ndodhën në sy të deputetëve, të cilët nuk reaguan.

“Është e tmerrshme që këto thirrje monstruoze ndodhin në sy të deputetëve dhe udhëheqësve institucionalë pa marrë asnjë reagim të menjëhershëm.

Kuvendi i Kosovës nuk është pronë private e askujt për t'u shndërruar në gjykatë linçimi dhe platformë të agjendave që i shkojnë për shtati vetëm Beogradit

Organet e rendit dhe prokuroria duhet menjëherë ta arrestojnë këtë gjakprishur!”, ka shkruar Ramadani.

Lajme të ngjashme