Ramadani e paralajmëron deputetin e VV-së: Shihemi në gjykatë, sepse me mua s’mundesh kështu
Burim Ramadani, ekspert i sigurisë dhe ish-kryeinspektor i AKI-së, i ka reaguar Arbër Rexhajt, deputet i VV-së.
Në postimin e tij, Ramadani ka vlerësuar se Rexhaj “merr vesh në siguri…bash sa plua në telefon”.
Tutje, Ramadani e ka paralajmëruar Rexhajn për padi.
“Deputeti Arbër Rexhaj merr vesh në siguri e në konceptet e Luftës Hibride bash sa pula n’telefon!
Kam pështypjen se Idiotë të Dobishëm po lulëzojnë anëkënd.
…
Arbër shihemi në Gjykatë, sepse me mua s’mundesh kështu!” – ka shkruar ai.