Ramadani: Aleanca ofron platformë për shmangien e bllokadës, pa kërkuar poste
Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani, ka deklaruar se Aleanca është e vetmja forcë politike që ka paraqitur një ofertë dhe platformë konkrete për të shmangur bllokadën institucionale.
Ai theksoi se Aleanca mbetet e sinqertë në këtë situatë, duke mos kërkuar poste apo privilegje, por duke ofruar mbështetje në përfitim të shtetit dhe qytetarëve.
Sipas tij, nga kjo qasje nuk përfiton Aleanca, por bujqit, ndërmarrësit e vegjël, Prishtina me infrastrukturë të përfunduar, si dhe qytetarët që do të kenë çmime më të ulëta të rrymës.
Ramadani u shpreh se ndërkohë që të tjerët mund të flasin për poste me ditë e javë, Aleanca ka zgjedhur të veprojë në interes të përgjithshëm