Ramabaja sërish kritikon Haradinajn: Keqardhje, u devalvua dhe përvetësoi gjuhën e oportunitetit - NACIONALE

Ramabaja sërish kritikon Haradinajn: Keqardhje, u devalvua dhe përvetësoi gjuhën e oportunitetit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sadri Ramabaja, analist, ka botuar një opinion në të cilin ka komentuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Në opinionin e titulluar “Bashkësia e Komunave Serbe – një oksimoron politik sui generis”, z. Ramabaja u mor me opozitën, duke e cilësuar si kalemxhinjë dhe kuazipolitikanë.

“Në mediat tona elektronike dhe në studiot televizive, e më pak aty ku duhet – në Parlament, asnjëheër nuk na ka rastisur të dëgjojmë e lexojmë as ndjesin më të vogël të kërkimfaljes nga ana e atyre që kanë nënshkruar marrveshjet në fjalë. Përkundrazi, në kor shtrojnë pyetje banale për gjoja përgjegjësinë e lidershipit të qeverisë se pse na serviret sot një draftmarrëveshje e tillës si është kjo franko-gjermane?! Kjo kategori kalemxhinjësh e kuazipolitikanësh as që marrin erë nga fusha e marrëdhënieve ndërkombtëare, e aq më pak nga gjeopolitika dhe ndryshimet që ka imponuar lufta në Ukrainë.” – shkroi ai.

Por aty me emër ka përmendur Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, të cilin e ka goditur me disa fjalë.

“Lufta e UÇK-së së vegjëlisë nxori në sipërfaqe një figurë të tillë me përmasa legjende – Ramush Haradinajn. Por, çfarë t’i thuhet këtij (vet)devalvimi të legjendës sonë? Si kalorës fisnik ai lë Kështjellën e Lirisë [Dukagjinin], pa disiplinuar mirë as hapin, defilon n’parketin e diplomacisë, përvetëson gjuhën e oportunitetit ekstrem të “këshilltarëve të tij” dhe pa çarë kokën as për historinë personale, deklarohet kështu si është deklaruar! Keqardhje!” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme