Ramabaja piskat "VETING" dhe sulmon me akuza të rënda Prokurorinë Speciale e mediet
Përkrahësi i Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja, ka bërë akuza të rënda në drejtim të Prokurorisë Speciale të Kosovës, duke thënë se që nga themelimi, kjo prokurori ka qenë në shërbim të siç shkruan ai: “Prontomafisë”.
Ramabaja në shkrimin në Facebook, ka thënë se prokuroria e mediat po pengojnë “çfardo progresi që po inicion Qeveria Kurti 2.
Më tej, ai ka piskatur “VETING”.
Duhet të kujtojmë se protali i Ramabajës është financuar me 5-6 mijë euro nga Zyra e Kryeministrit.
Shkrimi i tij:
Prokuroria Speciale, që kur është themeluar, ishte në shërbim të PRONTOMAFISË [olhokratëve të lloit të vet] dhe superstrukturës së oligokratëve që ajo kishte ngritur. Sot, ajo, tok me Gjykatën Kushtetuese dhe një lagje të tërë të mediave, janë opozita reale; si e tillë ajo është shndërruar në mekanizëm qendror të bllokut të ingranazhit frenues, që i kundërvihet me të gjitha mjetet në dispozicion, çfardo progresi që inicon Qeveria Kurti 2.
Sistemi i DREJTËSISË prandaj mbetet tutje peng i PRONTOMAFISË. Drejtësia, praktikisht vetëm me aplikimin urgjent të VETINGUT, fillimisht ndjehet vet e çliruar, ndërkaq tek atëherë mund të krijojë shpresa reale për shkërmoçjen e ingranazhit frenues dhe krijimin e parakushteve për ndërtimin e një demokracie funksionale me elemente të shoqërisë moderne.
