Ramabaja kritikon O'Brien: Qortimi i tij bie ndesh me frymën e presidentit Biden
Analistët Artan Behrami dhe Sadri Ramabaja kanë debatuar në “Pressing” pasi James O'brien, ndihmës sekretari amerikan i shtetit, ka folur për nevojën që Kurti të tërhiqet nga vendimi për ndalimin e dinarit serb.
Për të diskutuar këto zhvillime, analisti Artan Behrami, ka sjellë në vëmendje deklaratat e Jim O’Brien dhe ka pyetur analistin Sadri Ramabaja për mendimin e tij.
“Një pyetje të sinqertë, a je i shqetësuar prej kësaj deklarate O’Brien. A mundesh me shku me flejt rehat sonte.”
Në përgjigje, Ramabaja ka insistuar se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbeten të mira, ndërsa ka kërkuar që të mos bëhet “alarm” reagimi i O'Brien.
Ai më tej kritikoi deklaratën e O'Brien duke pretenduar se "bie ndesh" me "frymën e presidentit amerikan Joe Biden".
"Natyra ekstreme e qortimit dhe përpjekjet për ta ruajtur Serbinë". - tha më tej Ramabaja.