Ramabaja në Shqipëri: Ata që janë në Hagë, nuk janë krerët e UÇK-së - NACIONALE

Ramabaja në Shqipëri: Ata që janë në Hagë, nuk janë krerët e UÇK-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivisti i Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja, ka folur në lidhje me Pavarësinë e Kosovës por ka shprehur qëndrim negativ në lidhje me krerët e UÇK-së që ndodhen të paraburgosur në Hagë të Holandës.

Ai ishte i ftuar në Euronews Albania, ku foli në lidhje me çështjen.

“15 vjetori i Pavarësisë e gjen Kosovën në një pozicion shumë më të mirë se sa që ishte, po supozojmë para tri vjetëve apo katër vjetëve etj.” – u shpreh Ramabaja, që është njëkohshëm edhe analist televiziv.

Ai i dha mbështetje të madhe Vetëvendosjes dhe Albin Kurtin.

“Jam shumë i bindur që në studimet e ardhshme të historisë politike, do ta vënë në pah heroizmin e këtij brezi për mbrojtjen e asaj që kishin arritur me gjatë ushtarët e vegjëlisë,” – tha më tej ai duke shtuar më tej se sfidat ishin “jashtëzakonisht të mëdha.

“Beteja e qëndresës që e ka bërë establishmenti i ri në Prishtinë e dëshmon se sfida është megjithatë e rreptë dhe e parashikueshme,” – vazhdoi ai.

Ai u kontestua në këtë paraqitje televizive për “dështimin e diplomacisë së Albin Kurtit”, por u shpreh se kjo ishte rrjedhojë e dështimit në dialog.

Ramabaja pjesën më interesante e tha për publikun shqiptar duke folur për krerët e UÇK-së e të cilët nuk i konsideroi si krerë të UÇK-së.

“Unë nuk konsideroj se krerët e UÇK-së janë në Hagë. Janë në Hagë ata që de fakto në një mënyrë ose tjetrën kanë një përgjegjësi indirekte – dikush më shumë e dikush më pak – që UÇK-ja në pranverën e vitit 1998 mbeti ka kokën reale politike...” – u shpreh ai.

Lajme të ngjashme