Ramabaja merret me tema të mëdha, e kritikon Perëndimin për strategjinë ndaj luftës në Ukrainë
Sadri Ramabaja, analist në T7 dhe aktivist i VV-së, njihet si një nga personazhet televizive që e ka për qejf analizën e gjeopolitikës ndërkombëtare.
Madje edhe vetë institutit i tij, që u financua nga Qeveria Kurti me disa mijëra euro, e mban emrin “Instituti Shqiptar për Gjeopolitikë”.
Në një emision në “Euronews Albania”, Ramabaja nuk ngurroi t’i futej gjeopolitikës. Duke folur për luftën në Ukrainë, Ramabaja e fajësoi Perëndimin për mosunitet. Madje, ai e këshilloi Perëndimin që të ndërhyjë fuqishëm, sepse pa këtë ndërhyrje “Ukraina mund të mos jetë vendi i fundi që do të pushtohet nga Rusia”.
“Ndërkaq forcat ruse janë etabluar aty ku ishin para dy vite thuajse, fal edhe të një mosuniteti të mirëfilltë të Perëndimit në këtë rast, sepse kaluan muaj dhe bëhej fjalë do t’i dërgojmë 500 helmeta apo 500 tankse, të dërgojmë kaq municion. Ndërkaq komplet ekonomia ruse ka kaluar në planin ushtarak dhe Perëndimi nëse nuk do të ndërhyjë fuqishëm në Ukrainë, sigurisht që Ukraina mund të mos jetë vendi i fundit që do të pushtohet nga Rusia” – deklaroi ai në “Euronews”.