Ramabaja me konstatim të çuditshëm: Serbia dhe Hamasi financohen nga BE-ja - NACIONALE

Ramabaja me konstatim të çuditshëm: Serbia dhe Hamasi financohen nga BE-ja

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivisti i VV-së, Sadri Ramabaja, i cili është i njohur për analizat gjeopolitike, ka dalë më një konstatim të çuditshëm.

Në një postim në profilin e tij në “Facebook” ai pretendon se edhe Hamasi, i shpallur nga shumë shtete si organziat terorritse, financohet nga Bashkimi Evropian.

Serbia dhe Hamasi ka kohë që financohen edhe nga Bashkimi Europian. Serbia është shtet me popullsi homogjene ortodokse, mbështetet drejtpërdrejt nga Rusia. Por, që nga kapitullimi në Kumanovë, më 9 qershor 1999, Serbia çuditërisht është marrë në mbrojtje nga ish aleatët e saj tradicional brenda BE-së, ndërkaq në Procesin integrues, duke përfshi edhe Procesin e Berlinit, është përfituesja më e madhe në rrafshin financiar nga të gjitha shtetet e rajonit. Madje në procesin e fundit, vetëm Serbia ka përfituar sa të gjitha pesë shtetet tjera të Ballkanit bsë bashku, që pretendojnë të jenë pjesë e BE-së”, ka shkruar Ramabaja.

Më tej, ai ka treguar se si financohet Hamasi nga BE-ja.

Sipas tij, Hamasi dhe Serbia në themel e strategjisë se tyre kanë terrorin.

Hamasi, edhe pse një organizatë sunite, financohet drejtpërdrejt nga Irani shiit ndërkaq më heret e deri më sot,direkt e indirekt nga monarkitë e Gjirit Arab dhe Bashkimi Evropian. Bashkimi Evropian thotë se është donatori më i madh në botë për Autoritetin Palestinez. Sipas Komisionit të BE-së, rreth 1.2 miliardë euro do të rrjedhin nga Evropa në territoret palestineze në periudhën aktuale nga viti 2021 deri në vitin 2024.[4]. Si Serbia edhe Hamasi në themel të strategjisë kanë terrorin. Diferenca mes Serbisë dhe Hamasit në këtë rrafsh është tejet formale”, ka shkruar Ramabaja.

Lajme të ngjashme