Ramabaja lajmërohet nga mali, kërkon themelimin e Federatës Shqiptare - NACIONALE

Ramabaja lajmërohet nga mali, kërkon themelimin e Federatës Shqiptare

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti e profesori Sadri Ramabaja ka analizuar zhvillimet e fundit në Kosovë, e më konktretisht propozimin gjermano-francez.

Duke folur nga maja e qytetit të Novobërdës, z.Ramabaja e ka cilësuar diplomacinë evropiane si të “mefshtë”.

Ramabaja, që përveç analist është edhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka folur edhe për mundësinë e njohjës së Kosovës nga Serbia.

Ai tha se një serbi me tjetër klasë politike do të mund ta njihje shtetin e pavarur të Kosovës.

Një Serbi me një udhëheqje, një klasë të re politike, ndoshta do të mund, jo ndoshta, gjithsesi do ta njihte. Por ne nuk mund të mbesim peng e klasës politike serbe duke bërë lëshime.”, tha z.Ramabaja.

Profesori që flet me theks toske, deklaroi për televizionin shqiptar Report TV, se shqiptarët duhet të mendojnë themelimin e Federatës Shqiptare.

“Ne duhet të ecim tutje në sforcimin e Repulikës, funksionalizimin e saj, dhe pse jo, në rishikimin e mundësive për ecjen drejt krijimit të Federatës Shqiptare”, tha z.Ramabaja.

Lajme të ngjashme