Ramabaja e kritikon Ramën pse e përmendi kombin kosovar në Këshill të Evropës - NACIONALE

Ramabaja e kritikon Ramën pse e përmendi kombin kosovar në Këshill të Evropës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Fjalimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ende po komentohet në Kosovë.

Opozita e ka përshëndetur këtë fjalim, ndërsa përkrahësit e pushtetit e kanë kritikuar atë.

Përkrahësi i LV-së, Sadri Ramabaja, e ka kritikuar Ramën për faktin se në fjalim e ka përmendur kombin kosovar.

Sipas tij, ky term është produkt i jugonostalgjikëve.

Këndvështrimi dogmatik e naiv, nuk mbulohet me patriotizmin folklorik, miku im! Në fjalimin e Edi Ramës, përveç tjerash, zuri vend edhe nocioni "kombi kosovar", produkt pikërisht i jugonostalgjikëve, alias ideologëve serb. Komentit tënd i shkon shumë fjala e urtë "kur nuk ke ç'i bën gomarit, i bie samarit". Pengesa reale për ecje drejt bashkimit tani është pikërisht ky pozicionim i Edi Ramës në raport me Serbinë”, ka shkruar Ramabaja në një koment në Facabook”.

Lajme të ngjashme