Ramabaja krenohet me punimin e tij "hulumtues e analitik" të botuar në një revistë të dyshuar si predatore - NACIONALE

Ramabaja krenohet me punimin e tij "hulumtues e analitik" të botuar në një revistë të dyshuar si predatore

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti mbështetës i Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja, ka treguar në llogarinë e tij në Facebook se punimi i tij i fundit, i paraqitur si “hulumtues e analitik”, është publikuar në revistën amerikane “American Journal of Science Education Research.”

"Kam kënaqësinë të ndaj me ju njoftimin e redaksisë, se sot është publikuar punimi im i fundit hulumtues e analitik në revistën amerikane American Journal of Science Education Research." - shkroi ai.

Qartazi, Ramabaja, duke bashkëngjitur madje edhe një ‘screenshot’ nga publikimi i punimit, qe krenar i publikimit të punimit të tij në këtë revistë.

Megjithatë, verifikimet e pavarura mbi reputacionin e revistës sugjerojnë pikërisht atë që mund të pritet sa herë që zoti Ramabaja shpërndan njoftime të tilla.

American Journal of Science Education Research botohet nga CMJ Publishers, një shtëpi botuese që nuk gjendet në bazat kryesore ndërkombëtare të indeksimit si Scopus, Web of Science apo DOAJ. Disa burime e kanë renditur CMJ Publishers ndër botuesit e dyshimtë (predatorial), të cilët shpesh kritikohen për publikim të shpejtë dhe pa rishikim rigoroz të punimeve.

Lajme të ngjashme