Ramabaja kërkon Vetingun: Mbetët çelës për kontrollimin e byrokratëve që kanë kapur drejtësinë e mediat - NACIONALE

Ramabaja kërkon Vetingun: Mbetët çelës për kontrollimin e byrokratëve që kanë kapur drejtësinë e mediat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Sadri Ramabajaka thënë se Qeveria e Kosovës duhet ta ketë të qartë se procesi i Vetingut është “çelësi për kontrollimin e të qeverisurve”.

Sipas tij, “byrokratët” kanë kapur drejtësinë dhe mediat, që sipas tij, përmes kësaj po e mbajnë peng Republikën.

“Kontrolli i Leviatanit të prangosur pastaj, është çështje e qytetarisë aktive." - ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë:

Njëri nga tre hartuesit e Kushtetutës amerikane, James Madison, tek insistonte ta bind popullin për ta ratifikuar atë, shkruante:

"Gjatë projektimit të një qeverie ... vështërsia më e madhe ka të bëjë me faktin se së pari duhet t'i mundësosh qeverisë të kontrollojë të qeverisurit dhe më pas ta detyrosh atë të kontrollojë veten."

Kjo legjislaturë duhet ta ketë të qartë se,

Procesi i VETINGUT mbetet çelësi për "kontrollimin e të qeverisurve" - kësaj merimange byrokratësh që kanë kapur Drejtësinë dhe Mediat, dy instrumentet më qenësore përmes të cilëve kUmandantat olhokratë, tok me mbetjet e pushtetit serb, vazhdojnë ta mbajnë peng Republikën.

Kontrolli i Leviatanit të prangosur pastaj, është çështje e qytetarisë aktive.

Lajme të ngjashme