Ramabaja kërkon qytetari aktive edhe për zgjedhjet e brendshme në VV - NACIONALE

Ramabaja kërkon qytetari aktive edhe për zgjedhjet e brendshme në VV

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbështeti i VV-së Sadri Ramabaja ka kërkuar qytetari aktive edhe në kuadër të zgjedhjeve të brendshme në këtë parti.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2020 kanë treguar se ekziston një koncept i tillë i shoqërisë.

Sipas tij, tani ky segment ka ardhur koha të veprojë i sistemuar tok edhe brenda VV-së.

Postimi i plotë i Ramabajës:

Republika mund e do të funksionalizohet vetëm nëse ekziston një segment i shoqërisë, që ne e cilësojmë si qytetari aktive, respektivisht publik i ditur. Zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 e dëshmuan se ky segment i shoqërisë ekziston; ai funksionoj si duhet, duke imponuar revolucionin e heshtur. Tani ky segment ka ardhur koha të veprojë i sistemuar tok e mirë brenda VV-së, sidomos në këto çaste kur zgjedhjet e brendshme po ecin drejt përmbylljes.

Në periudhën kur lufta hibride ruso-serbe ka hedhur spirancat për ta kapur e përmbytur në pasionet e momentit një pjesë të mirë të shoqërisë sonë, roli i qytetarisë aktive bëhet imperativ, kërkesë e kohës.

Hedhja në veprim e qytetarisë aktive, i publikut të ditur, madje në trajtën e një zgjimi nacional e shoqëror, do të ndikojë në sistemin politik drejt maturisë, që d.t.h njëkohësisht edhe drejt funksionalizimit e selitjes së Republikës.

Lajme të ngjashme