Ramabaja i ngazëllyer, por ngatërron “shkarkuesit” me “shikues” - NACIONALE

Ramabaja i ngazëllyer, por ngatërron “shkarkuesit” me “shikues”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Me ç’duket profesor-analist Sadri Ramabaja është tej-entuziazmuar me shikimet që një paraqitje e tij televizive në një emision në Shqipëri ka marrë. Emisioni ku po fliste Ramabaja mbante emrin "Kush do të vrasë Albin Kurtin!". Por, me të shprehur këtë gëzim të tij, analist Ramabaja ka ngatërruar “shikimet” me “shkarkime”.

Shkarkimi, siç nuk do shumë mend, është kur njerëzit e shkarkojnë përmbajtjen e videos për ta ruajtur nëpër telefonë apo pajisje të tyre të tjera, kurse në videon në YouTube janë “shikues” ato që Ramabaja ka ndërmend me “shkarkues”.

Bashkëbisedimin me Rudina XHUNGËN, pa dyshim njërin nga personalitetet - model të gazetarisë sonë, që e kisha më 13.07.2023, po e risjell edhe një herë në murin tim, meqë ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm - është shkarkuar vetëm nga youtube prej 80.204 shikuesish”, ka shkruar Sadri Ramabaja.

Lajme të ngjashme