Ramabaja i kënaqur: Qëndresa e Qeverisë Kurti për veriun, ia ka vlejtur
Sadri Ramabaja, analist dhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendoje, ka komentuar situatën në vëri. Duket se Ramabaja është i kënaqur me mënyrën se si kanë rrjedhur ngjarjet në veri.
Gjatë intervistës për EuroNews Albania, Ramabaja ka theksuar se qëndresa e Qeverisë Kurti për veriun ia ka vlejtur. Pra, sipas tij, mospranimi i kushteve direkt ia ka vlejtur.
“Janë hedhur hapat konkretë, janë tërhequr 25% e njësive policore, e përbërësve të njësive policore. Përveç atyre janë bërë hapa të tjerë, dhe kjo nënkupton procesin ligjor të zgjedhjeve sërish të jashtëzakonshme në veri të Kosovës. Është diskutuar mënyra se si duhet thirrur këto zgjedhje pa cenuar kushtetueshmërinë, në përputhje të plotë me ligjin dhe Kushtetutën. Qëndresa e Qeverisë Kurti për të mos pranuar kushtet direkt, ia ka vlejtur”- tha ai.