Ramabaja harron kritikat ndaj BE-së, kërkon anëtarësim urgjent të Kosovës në NATO
Aktivisti i VV-së, Sadri Ramabaja, ka vlerësuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO është nevojë urgjente.
Ndonëse Ramabaj njihet si kritik i zyrtarëve të ShBA-së dhe të BE-së, ai ka thënë se NATO është e vetmja garanci për paqen në rajon.
Në profilin e tij në “Facebook”, Ramabaja ka shkruar se aderimi i përshpejtuar i Kosovës në NATO do t`i jepte fund pretendimeve ruse na rajon.
“Antarësimi i Kosovës në NATO në rrethanat ku ka degraduar dialogu i Kosovës me Serbin dhe kur pozicioni i mefshtë i BE-së edhe në raport me vet Planin Franko-Gjermna të shndërruar në një tip Marrveshjeje Bazë, si po cilësohet nga palët, mbetet garanca vendimtare për paqen në rajon në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Ky fakt do të kishte ndikim pozitiv për stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe në mënyrë të përgjithshme në rajonin e Europës Juglindore”, ka shkruar ai.