Ramabaja e sulmon sërish Thaçin, thotë se punonte me Vuçiqin për ndarjen e Kosovës
Sadri Ramabaja, analist në T7 dhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një shkrim të gjatë, që e ka titulluar “Arratia e Serbisë nga Perëndimi: Europa Juglindore në dritën e gjepolitikës postmoderne”.
Në këtë shkrim të gjatë, Ramabaja ka përmendur edhe Hashim Thaçin, ish-president i Kosovës. Ramabaja e ka akuzuar se bashkë me Aleksandar Vuçiqin “punonte” në ndarjen e Kosovës, teksa e kritikon edhe BE-në për përkëdheljen e sedrës së Serbisë.
“Ndërkaq BE-ja, respektivisht një lagje e diplomacisë Perëndimore, me vetëdije kishin përkëdhelur sedrën e Serbisë, duke ia ushqyer shpresat për rikthimin e mundshëm të periudhës kur dyshja Vuçiç – Thaçi po punonin në projektin e ndarjes së Kosovës [2016-2018].” – shkroi ai.