Ramabaja e sulmon Ramën: Të kërkosh konferencë për Kosovën është rreshtim me Kremlinin e Beogradin
Sadri Ramabaja, analist dhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një shkrim, në të cilin ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili vlerësoi se duhet të organizohet një konferencë ndërkombëtare mes Kosovës dhe Serbisë.
Por një ide e tillë, që u përkrah nga presidenti i Këshillit Evropian, duket se nuk i ka pëlqyer fare Ramabajës.
Në një postim, Ramabaja vlerëson se një ide e tillë është rreshtim prapa agjendës së Kremlinit dhe Beogradit, pra Rusisë dhe Serbisë.
“Protestat masive në Serbi ndërkohë po hyjnë në javën e nëntë. Të shtunën që lamë pas, ato u përshkallëzuan tutje, duke bartur flakën e rezistencës kundër pushtetit autoritativ të Vuçiqit në dhjetë qytetet më të mëdha të Serbisë. Përpjekja për organizim konferencash për Kosovën pikërisht në këtë momentum politik që po kalon Serbia, është rreshtim prapa axhendës politike të Kremlinit dhe Beogradit dhe jo reistenca dhe përkushtimi për shtrirjen e sovranitetit të Republiks në veriun e saj” – shkroi ai.